Gjakmarrje~Zakon i egër i kohës së kaluar, sipas të cilit, për të marrë hakun e një të vrari, duhet vrarë një prej anëtarëve të familjes a të fisit të vrasësit; marrja e gjakut sipas këtij zakoni, hakmarrja.
Kanun~Përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara brez pas brezi, tërësia e normave të së drejtës zakonore (LIGJ)
Ngujim~Mbyllja brenda për një kohë të gjatë për t'u ruajtur nga gjakësi.
Çfarë është gjakmarrja? Cilat janë lidhjet e saj me kanunin dhe ngujimin? Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej.“Gjakmarrja” quhet një hakmarrje “gjak për gjak” midis dy familjesh, ku të afërmit e viktimës përpiqen te hakmerren për vdekjen e tij, duke vrarë autorin apo dikë nga familja e tij. Një familje e tërë mban përgjegjësi për veprimin e cilitdo anëtar të saj. Edhe pse shumë aspekte të hakmarrjes ngjajnë me konceptin e drejtësisë, hakmarrja ka një fokus më të padrejtë dhe ndëshkues në krahasim më të. Ndërsa drejtësia në përgjithësi nënkupton veprimet e ndërmarra dhe të mbështetura nga një sistem i etikes, ose në emër të etikës së shumicës. Hakmarrja në përgjithësi nënkupton veprimet të ndërmarra nga një individ ose grup i ngushtë personash, jashtë kufijve të sjelljes gjyqësore ose etike. Fenomeni i të miturve “të ngujuar”, është dhënë ndryshe në gjuhen letrare “të mbyllur në shtëpi”, është i gjerë dhe i ndryshëm dhe mbi të gjitha nuk mund të analizohen i vetëm sepse ai bën pjesë në një sistem shoqëror të vjetër që akoma sot mbijeton në Shqipëri. Nuk mjafton që bën pjesë në një sistem shoqëror të vjetër që akoma sot mbijeton në Shqipëri. Nuk mjafton që të hysh në realitetin e qindrave fëmijëve të mbyllur brenda katër mureve pa ndjerë ndërgjegjen tënde të rebelohet, siç ndodh shpesh me ne shqiptarët. Duhet të hysh brenda problemit, me të gjithë kompleksitetin që ai paraqet dhe të ndërgjegjësohemi duhet të nisemi nga kanuni për t’u orientuar në reflektimin tonë. Jo me nje përçarje të tipit juridik, por duke u përpjekur të kuptojmë para se të gjithash se çfarë është ajo që e bën këtë “kod” të vjetër me shekuj, diçka nga e cila s’ mund të heqin dorë shqiptarët.
Vështrim historik mbi problemin e gjakmarrjes
Historia e evoluimit te gjakmarrjes ka pasur mjaft luhatje përgjatë viteve. Në periudha të caktuara historike gjakmarrja dhe kanuni kanë qenë të një rëndësie të madhe dhe të vlefshme, në periudha të tjera ajo humbet fuqinë dhe dobinë, pastaj rishfaqet shpërthyeshëm në periudha të tjera. Më poshtë analizohet ky fenomen dhe zhvillimi i tij në periudha të ndryshme historike dhe kulturore. - Vrasjet për hakmarrje e gjakmarrje kanë lindur që në lashtësi, në rendin gjinor si rezultat i jetesës së përbashkët dhe I mbrojtjes së përbashkët. Në këto kushte jetese gjakmarrja nuk ishte e drejtë vetëm për vetëmbrojtje por edhe një detyrë e të afërmeve të viktimave për të marrë hakun kundër çdo të huaji. - Hakmarrja e gjakmarrja nuk janë vetëm fenomene shqipëtare, siç janë paraqitur nga disa studiues të huaj. Faktet flasin për egzistencën e këtyre fenomeneve në popuj të ndryshëm të botës si tek kinezët, japonezët, afrikanët, grekët e vjetër, gjermanët, hebrenjtë, arabët, sllavët, etj. E veçanta e gjakmarrjes dhe hakmarrjes në vendin tonë qëndron në faktin e egzistencës së saj deri në ditët e sotme. - Institucionalizimi I gjakmarrjes në vendin tonë, u pasqyrua në kanunet shqiptare, të cilat lindën dhe i qëndruan kohës si një domosdoshmëri e rregullimit të brendshëm të shoqërisë shqiptare të kohës, e cila nuk pranoi ti nënshtrohej ligjeve të istratës otomane. Këto kanune, për kohën, kanë patur një ndikim mjaft pozitiv ,por aplikimi i tyre në shoqëritë moderne është një paradoks, i cili duhet luftuar me të gjithë forcën e ligjit. - Një ndikim mjaft negativ në vazhdimin e vrasjeve për gjakmarrje kanë patur edhe pushtimet e huaja dhe vështirësitë e konsolidimit të shtetit shqiptar në fillim të shekullit të 20-të. - Konsolidimi i shtetit shqiptar në periudhën e qeverisjes së mbretit Zog, megjithëse u miratuan dhe u vunë në zbatim një sërë ligjesh të karakterit penal dhe procedurial penal, që luftonin vrasjet për gjakmarrje e hakmarrje nuk u arrit ndonjë kufizim i ndjeshëm në këtë drejtim. - Në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë këto vrasje patën një rënie të ndjeshme dhe kufizime të plota në shumë zona të Shqipërisë. Kjo shpjegohet me faktin e angazhimit të shoqerisë shqiptare të kohs ,në luftë për çlirimin e vendit nga pushtimi i huaj. - Në vitet e para të vendosjes së pushtetit të pas luftës së dytë botërore nuk pati ndonjë rënie të ndjeshme të krimeve për gjakmarrje e hakmarrje e kjo ne mënyrë të veçantë në zonat malore të vendit. Por me kalimin e viteve si rezultat i masave të gjithanshme ligjore, represive e organizative pati një ulje të ndjeshme të këtyre krimeve. -Nga viti 1971 e deri në vitin 1987 në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë vrasje për gjakmarrje. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe sanksionet ligjore për këto vepra penale kanë qenë mjaft të ashpra dhe nga policia bëhej një pun mjaft e madhe për zgjidhjen e pajtimin e kontradiktave e
hasmërive që evidentoheshin. Krahas punës së policisë në këtë drejtim angazhoheshin edhe organizatat e partisë dhe organizatat e tjera shoqërore të kohës. Në rastet kur nuk arrihej pajtimi në mes palëve në konflikt, ndaj këtyre familjeve merreshin masa të tjera të karakterit istrativ deri në internimin e tyre në zona mjaft larg njëra-tjeres dhe me një kontoll të plotë të lëvizjes. - Me fillimin e proçeseve demokratike në vendin tonë, në fillim të viteve `90 pati një shtim të menjëhershëm të vrasjeve për gjakmarrje e hakmarrje. Në vitet e para të viteve `90 u evidentuan vrasje për të marrë gjakun për një vrasje të kryer para 50-60 vitesh. Kryerja e këtyre vrasjeve nxiti një riaktivizim dhe një institucionalizim të kanuneve e në mënyrë të veçantë të kanunit të Lek Dukagjinit, si një kanun që i ka qëndruar më gjatë kohës. - Në këto vite si rezultat i ndryshimeve që pësoi gjithë jeta e vendit e sidomos në fushën ekonomike solli për pasojë lindjen e mjaft konflikteve për arsye të ndarjes së tokave, pronave, etj. Gjallërimi i interesave të pronës private si dhe kofliktet që egzistonin dhe lindën në këtë periudhë rritën në mënyrë të ndjeshme vrasjet për interesa pasurore, për hakmarrje e gjakmarrje. - Në këto vite krahas vrasjeve për gjakmarrje që pesuan një rritje, pati një aktivizim të ndjeshëm të komisioneve të pajtimit të gjakrave e mosmarrëveshjeve të cilat në mjaft raste kanë luajtur një rol mjaft pozitiv në zgjidhjen me pajtim të mosmarrëveshjeve të ndryshme dhe faljen e mjaft gjakrave. - Në krizën e gjithanshme që kaloi vendi në vitin 1997 dhe sidomos rrëmbimi dhe shpërndarja e armëve nga depot e ushtrisë u shoqërua me një rritje të jashtëzakonshme të vrasjeve në përgjithësi dhe në këtë kuadër edhe i vrasjeve për gjakmarrje e hakmarrje. Gjithashtu në këtë vit pati një rritje të konflikteve në radhët e popullatës që u shoqërua me rritjen e vrasjeve për hakmarrje e për gjakmarrje. Gjatë këtij viti vrasjet dhe veprat e tjera penale patën një rritje të ndjeshme edhe si rezultat i mos funksionimit të struktuarave shtëtërore në pjesën më të madhe të territorit të vendit. - Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune. Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vite janë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje por të pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore. Kështu vrasja e një gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri, marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekutimi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje pa pleqësi janë forma që përkojnë me thyerje të rënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar që përkon me rregullime të shekujve të mëparshëm. Për shkak të lëvizjeve qytetare, ndërgjegjësimit social, forcimit të rendit dhe sigurisë në vend në vitet 2004 – 2007 ky lloj krimi pati një rënie sipas statistikave zyrtare. Një analizë e Open Data Albania konfirmon se në 2009 numri i krimeve dhe çështjeve penale të gjykuara për gjakmarrje ka pësuar rritje ndërsa ngjarje të 2010-ës dhe fillimit të 2011 shënojnë ashpërsim të formës së ekzekutimit për gjakmarrje.
Cilat janë pasojat e gjakmarrjes? Spektri i problemeve sociale shqetësuese për shoqërinë shqiptare sot është mjaft i gjerë, por ajo që është bërë një plagë e rëndë, sidomos për veriun e Shqipërisë dhe po merr jetë njerëzish të pafajshëm është gjakmarrja dhe ngujimi i fëmijëve nga krimi i saj. Gjakmarrja, ky fenomen i ndaluar me dhunë në regjimin komunist, por që arriti të rishfaqej në periudhën e tranzicionit kryesisht për rrjedhojë të shpërthimit të depove të armatimit gjatë trazirave të vitit 1997, armatosjes së popullatës dhe mangësive në legjislacionin shqiptar, solli për pasojë edhe zgjidhjen e konflikteve në vetëgjygjësi. Ky krim i shëmtuar dhe tinëzar ka prekur tashmë, rrethin apo prefekturën e Shkodrës, zonën veriore të vendit dhe që nuk ka masë gjykimi kur arrin të ndalet edhe tek fëmijët apo gratë. Çfarë janë këto doke dhe zakone mesjetare që po qeverisin shoqërinë shqiptare sot, sidomos në veri, në mënyrë të hekurt, ku ndihet zgjedha e tyre barbare antishoqërore mesjetare. Ato po pengojnë e dëmtojnë rëndë shoqërinë tonë të ecin në rrugën e demokracisë, prandaj puna për parandalimin e krimit është një detyrë e mprehtë dhe aktuale e shoqërisë civile, e ligjit dhe e shtetit. Familjet, kur përballen me problemin e ngujimit tentojnë të fshihen dhe të mos shfaqen përpara autoriteteve shtetërore apo përfaqësueseve të shoqatave të ndryshme. Ato shpesh i ndërrojnë vendbanimet e tyre dhe nuk e tregojnë vendndodhjen e re, nuk i regjistrojnë fëmijët në shkolla etj. Ky fakt e bën më të komplikuar dhe shpesh të pamundur nxjerrjen e të dhënave të sakta. Të dhënat dhe shifrat e nxjerra nga organet shtetërore apo nga organizata të caktuara të interesuara për këtë problem shpesh mund të fryhen apo zvogëlohen për qëllime të ndryshme.
Situata në familjet e ngujuara Familjet e ngujuara jetojnë në kushte të papërballueshme, duke u ballafaquar me mungesa të shumta të karakterit ekonomik, shëndetësor, edukativ etj. Më të prekurit në këtë rast padyshim janë gratë dhe fëmijët, si pjesa më e pa mbrojtur e shoqërisë. Gratë në familjet e ngujuara nga gjakmarrja janë viktimat e vërteta të saj. Ato megjithëse janë “të lira” pasi zakoni dhe kanuni nuk lejon vrasjen e tyre për gjakmarrje, janë pjesë më e persekutuar dhe e dhunuar e familjes. Ato duhet të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë në mungesë të burrave të cilët janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur. Po ashtu, edhe fëmijët sidomos ata meshkuj, janë një tjetër viktimë e dhimbshme e gjakmarrjes. Ata duhet të jetojnë plotësisht të izoluar në shtëpitë e ngujuara, gjë që do të thotë të mos shkojnë në shkollë, të mos luajnë më moshatarët e tyre, pra të mos edukohen, të mos argëtohen. Të rriten me psikozën se ata duhet të mbrojnë familjen, duhet ta mbrojnë nderin e saj, duhet të vrasin të tjerët për gjakmarrje dhe duhet të vritet edhe vetë. Në këto kushte fëmijët rriten të varfër, të pashkolluar dhe të egër. Një fëmijë 11-vjeçar i quajtur Nikolin, i intervistuar nga BBC, familja e të cilit ka qenë grindje me një tjetër për 30 vitet e fundit, thotë se ai ka ëndërr që një ditë të shkoje në shkollë. “Unë e imagjinoj se është një vend i bukur, me libra, karrige, dhe një dërrasë e zezë. E imagjinoj shkollën të mbushur me fëmijë të tjerë.
Raste të rënda 2010 dhe 2011. Tetor 2010, Vrasja e Klerikut. E drejta e pashkruar kanunore konsideron krim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetit vrasjen e një kleriku (person i dedikuar fesë). Në datën 8 shtator 2010 në Shkodër një njëzet e një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarri pistoletë njëzetenëntë vjeçearin Dritan Prroni i njohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pastor pranë kishës “Fjala e Krishtit”. Njemza autor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjakmarrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishte vrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua i papërshtatshëm edhe nga komuniteti konservator që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimit nëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari viktima ishte një klerik (pastor) kategori që sipas të drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe së dyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ishte e largët, gjakmarrje për një veprim të kryer nga xhaxhai. Janar 2011. Vrasja nga një i mitur, prokuroria “neglizhon” nxitësit e krimit. Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shkodrës është shënuar me një vrasje tronditëse për gjakmarrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdhjetëvjeçar me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orë përpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armë automatik një tridhjetëvjeçar me emrin Albert Dhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryer krimin për të “marrë gjakun” e babait të tij të vrarë vite më parë nga viktima. Aktualisht edhe pse i mitur autori mbahet në ambientet e paraburgimit në Shkodër. Për rehabilitimin e tij, si një i mitur i gjendur përpara një presioni të rëndë emocional e social për humbjen e të atit nuk është programuar ndonjë masë gjyqësore nga drejtësia në rrethin verior. Prokuroria e rrethit Shkodër ka formuluar akuzën e pranuar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tek persona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunëtorë në kryerjen e krimit apo në sigurimin e armës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/a përgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhe familjarët apo rrethi shoqëror që ka nxitur autorin,për më shumë në moshë të mitur, të vrasë për gjakmarrje. Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila, megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një
(A.Buda),
(Schwerin) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar
(Durham) e
(Hahn) i popullit të vet.
Çfarë është bërë për gjakmarrjen dhe çfarë mund të bëhet me qëllim ndalimin e ketij fenomeni?
Gjakmarrja ka qenë një problem shumë kohë më shqetësues që në kohët e hershme. Më parë zbatohej parimi “ për një të mirë, duhej të vriteshin dy të këqinjtë”. Skënderbeu e zënvendësoi këtë me parimin e barazisë, se “i miri dhe i keqi janë njësoj, se prej të keqit del i miri” dhe e kundërta. Pra, me këtë ndryshim përgjysmoi rrethin e gjakmarrjes. Skënderbeu përjashtoi nga e drejta për të marrë gjak fisin nga nëna, duke formuluar parimin se “nipi është pushkë e varur” në kuptimin se ai nuk mund të marrë gjak për fisin e nënës. Po kështu , ai ndryshoi parimin “ nga faji për fis në fajin për gisht” , që do të thotë se duhej të vritej ai që
kishte vrarë.Me këto ndryshime Skënderbeu kufizoi shumë fushën e veprimtarisë së gjakmrrjes. Zgjidhja e konflikteve kërkon një shqyrtim kritik të alternativave të ndryshme dhe të mundshme si dhe një angazhim me veprime konkrete të njerëzve. Nëse përpjekjet dhe përkushtimi i atyre njerëzve që merren me pajtim dhe shuarje të konflikteve bazohen në njohuri dhe vlera, atëherë mund të themi se ata përfshihen në një veprim shoqëror të dëshirueshëm dhe rezultatet mund të jenë të pritshme. Në këtë mënyrë, e gjithë kjo shënon një rrugë të suksesshme drejt rritjes së vlerave pozitive të personalitetit të këtyre njerëzve, i cili pastaj do të përdoret për pajtim dhe ndërmjetësim në rastet e tjera.Viti 2004 u deklarua nga ish Presidenti i Republikës Alfred Moisiu si viti i luftës kundër gjakmarrjes. Kjo ishte një shenjë e rëndësishme por e pamjaftueshme. Ka nevojë për ligje të përshtatshme dhe për një drejtësi që të detyrojë njerëzit ta respekojnë. Gjatë verës 2004 u paraqit në Parlament një Projektligj “për luftën kundër fenomenit të Gjakmarrjes” (prot. nr. 1886 i dt 20.07.2004). Në relacionin që e shoqëron këtë projektligj tregohen arsyet për të cilat mbahet si i domosdoshëm krijimi i një ligji të veçantë. Së pari është konstatuar se mjetet e përdorura në rastet e gjakmarrjes shkojnë përtej ligjeve të kanunit. Bëhet fjalë për vepra kriminale që duhen të denoncohen në bazë të nenit 21 të Kushtetutës Shqiptare: “Jeta mbrohet me ligj”. Kanuni konsiderohet si një tërësi ligjesh mesjetare, rëndësia historike dhe kulturore e të cilit nuk duhet të lihet pas dore, por që zbatimi i tij duhet të ndëshkohet. Sipas relacionit qëllimi është të ndalohet krimi i gjakmarrjes, lirimi nga ngujimi i qindra fëmijëve, krijimi i mundësive të barabarta me bashkatdhetarët e tyre. Pavarësisht pikësynimeve të shtetit, realisht nuk shihet akoma diçka konkrete që t’i japë fund këtij fenomeni. Shoqata të ndryshme janë përpjekur që nëpërmjet veprimtarive sensibilizuese të mentalitetit të mirëformuar pro gjakmarrjes, të bindin shqiptarët se konfliktet zgjidhen nga shteti dhe se nuk është çështje vetëm e tyre, kështu që duhet të besojnë në fuqinë e ligjit të shtetit dhe duhet të pranojnë format e tij të zgjidhjes, të besojnë në drejtësinë e tij. Pasojat e ngujimit nuk janë vetëm ekonomike, por edhe psikologjike, dhe populli shqiptar do të vuaj plagët e saj. “Te ngujuarit” përben nje nga problemet kyc te Shqipërisë, por që çuditërisht shteti bën veshin e shurdhër dhe gjithçka mbetet në dorën e shoqatave dhe organizatave joqeveritare. Lind pyetja: A janë kontributet e tyre te mjaftueshme? Njohja e gjendjes aktuale të vrasjeve të ndodhura, të familjeve të ngujuara, problemeve psikosociale të tyre e bën më të dobishëm dhe të pazëvendësueshëm rolin e punonjësit social. Megjithatë punonjësi social nuk mund të punojë më vete. Duhet para së gjithash ndërhyrja e shtetit Shqiptar në zgjidhjen e kësaj çështje. Shoqatat dhe organizatat vazhdojnë të bëjnë përpjekjet e tyre, por nuk mjaftojnë. Populli shqiptar duhet të mobilizojë gjithë potencialin fizik e mendor në ndalimin e gjakderdhjes, kësaj epidemie që vjen nga thellësitë e shekujve për të sfiduar kulturën dhe qytetërimin tonë si shtet europian. Partitë, organizatat e shoqatat duhet të udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe bazamenti i këtyre interesave, padyshim është forcimi i unitetit kombëtar. Rinia shqiptare, pjesa më vitale e kombit, gjaku i së cilës është tepër i çmuar, duhet mësuar që t’i ruajë armët për të mbrojtur trojet e të parëve, dhe jo për të vrarë njeri-tjetrin. Kërkoni dashuri se do ta gjeni. Arma më e fuqishme është dashuria. Ne shqiptarët nuk kemi qenë e as nuk jemi barbarë. Bota i njohu paraardhësit tanë, si burra të besës e bujarisë. Duhet të jemi trashëgimtarë të denjë.Projekti “shkolla vjen tek unë” u zhvillua edhe vitin shkollor 2011-2012 duke përfshijë rreth 30 fëmijë të ngujuar. Fëmijë nga qyteti i Shkodres të ardhur nga zonat e Tropojës e Dukagjinit, fëmijë nga fshati Bardhaj, nga Bushati, nga Gruda dhe Golemi që do zhvillojnë mësimin në shtëpitë e tyre. Projekt i cili ka filluar që në vitin 2004. Projekti zhvillohet 2 herë në jave nga 3 orë në ditë. Mësuesit janë shumë të përkushtuar për të zhvilluar rregullisht dhe në mënyrë shumë profesionale. Puna e bërë nga mësuesit është e rëndësishme, jo vetëm për të shpjeguar lëndet mesimore, por i përgatisin edhe për të hyrë në jetën shoqërore, i ndihmojnë për t’u hapur për të dialoguar mbi vlerat e rëndësishme të jetës, mbi drejta, mbi drejtësinë, dhe kulturën…Puna e Ambasadorëve të Paqes me projektin “shkolla vjen tek unë” nuk është ndalur vetëm me punën e
mësueseve, por ka ecur me tej me objektivat e saj duke kërkuar të sensibilizojë e të formojë të rinjtë. Çdo fillim Tetori organizojnë fund-java formimi duke ju referuar moshave të ndryshme sipas klasave duke filluar nga klasa e V-XI. Këto takime janë drejtuar nga edukatorët e ambasadorëve të paqes pranë qendrës A.P Baqel-Lezhe, zakonisht të Premten pasdite deri të Shtunen pasdite me një numër prej 40-50 fëmijë. Ambasadorët e Paqes nuk ju ofrojnë familjeve të ngujuara vetëm arsimin për fëmijët e tyre, por janë prezent për çdo lloj ndihme, nga emergjencat që lindin. Duke ju sjelle ushqime , dru për zjarr , vizitat mjekësore përfshi këtu edhe ilaçet për ta, të cilat vetë këto familje kanë nevojë. Gjatë pushimeve verore fëmijët dhe adoleshentët në gjakmarrje janë prezent në çdo kamp veror që zhvillohet gjatë gjithë muajit korrik me mosha të ndryshme duke filluar nga kl. V- XII me fëmijët Ambasadorët të paqes të cilët jetojnë gjithë javën së bashku. Për ata është një eksperiencë shumë e mrekullueshme dhe paharrueshme. Kampi veror për këto fëmijë është një mundësi shfryrjeje, një mundësi për tu argëtuar dhe për të dalë nga ajo situatë shumë e rëndë familjare që jetojnë çdo ditë.
(Për të gjithë ata sy të lodhur nga pritja për të shkëlqyer një ditë) “ … Kjo gjakmarrje shënon një epokë ku shteti nuk i detyronte ligjet e veta … e rridhte nga një kod shumë i përpiktë, që nuk linte asgjë në hije … në zonën e kanunit e drejta e vetëgjykimit nuk ekziston.” (Nga parathënia e romanit “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë.) Fenomeni i gjakmarrjes është një fenomen mjaft i përhapur po aq sa edhe i përfolur, sidomos në zonën e veriut. Shumë studime janë realizuar lidhur me këtë fenomen, shumë analiza dhe statistika janë referuar megjithatë akoma nuk janë ofruar shumë alternativa për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj plage shumëvjeçare të shoqërisë. Gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk ka forcë, ose shteti nuk e quan përgjegjësi të vetën shuarjen e konflikteve të tilla. Jo vetëm pasiviteti i organizmave shtetërore ka kontribuar në jetëgjatësinë e këtij fenomeni, por edhe mosndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, mbi të gjitha asaj të zonave veriore, që ligjet e vjetra kanunore janë vetëm mbetje të pavlefshme të një mentaliteti shekullor. Kanuni është ai që i jep jetë gjakmarrjes. Ky është një slogan, mbi të cilin njerëzit nuk duan të thellohen shumë të cilët në thelb nuk e njohin shumë atë. Në pamje të parë, Kanuni aq i përfolshëm, aq i egër dhe aktualisht aq i zhvlerësuar në hijeshinë e tij shekullore ka nisur të funksionojë si një meritë e një mendjemprehtësie të lashtë. Kanuni fatkeqësisht, në vend që të vlerësohet ai urrehet dhe transformohet sipas interesave personale. Në vend që të ruhet si një pasuri e kombit Shqiptar, pasuri e cila ka pasur një rol specifik dhe të rëndësishëm në funksionim e shoqërive të disa shekujve më parë, Kanuni përdoret akoma edhe sot, në shekullin XXI. Ndërkohë me qindra të ngujuar presin ditën e shpagimit dhe ditën e ekzekutimit ndërkohë nuk është gjetur asnjë rrugëdalje për të kapërcyer këtë dramë që po mban peng mijëra banorë verior, dhjetëra-qindra fëmijë që jo vetëm nuk kanë mundësi të ndjekin shkolla por edhe do të mbesin me pasoja të rënda psikologjike. Gjakmarrja e re shqiptare jo vetëm po shkatërron aktualisht mijëra jetë, por psikologjikisht ka shkatërruar peizazhin e traditës, duke thelluar në mendjen e njerëzve humnera të tjera kulturore. Si të gjithë shqiptarët, dhe ne kemi dëgjuar në përgjithësi për këtë fenomen dhe ndjeshmëria jonë nuk ka qenë aq e fortë sa është dhe vazhdon të jetë tani. Vazhdimisht, kam dëgjuar të flitet për fëmijë të ngujuar, prindër të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, nga e drejta për të qenë të lire. Shumë është abuzuar me termin dhe përhapjen e këtij fenomeni, aq sa njerëzit ndoshta janë lodhur së dëgjuari, por unë mendoj se asnjëherë nuk është e tepërt së trajtuari dhe analizuari këtë problematike po ashtu asnjëherë nuk është vonë për të ndërmarrë hapa konkrete në zgjidhjen e tij. Duke iu referuar pasojave negative të këtij fenomeni, mbi të gjitha atyre psikologjike duhet të theksojmë rolin e punonjësit social në mbështetjen sociale dhe in psikologjik të tyre. Ne jemi të mendimit se sa më shumë të përflitet, të shqyrtohet dhe të diskutohet në media të shkruar dhe vizive, në takime dhe në
konferenca aq më tepër shoqëria do të ndërgjegjësohet dhe bëhet më e ndjeshme kundrejt kësaj plage të shoqërisë dhe më të motivuar për të ndërmarrë hapa konkret.